Mbyllen hetimet për “Gërdecin”, Mediu akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ndodhet në Prokurorinë e Posaçme SPAK, pas mbylljes së hetimeve për “Gërdecin”. Atij i janë komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak. Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në GJKKO që të shqyrtohet, ndërsa Mediu është i pandehur. Më 15 mars të vitit 2008…

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ndodhet në Prokurorinë e Posaçme SPAK, pas mbylljes së hetimeve për “Gërdecin”.
Atij i janë komunikuar dy akuzat, për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadrin ushtarak.
Brenda 10 ditëve dosja do të shkojë në GJKKO që të shqyrtohet, ndërsa Mediu është i pandehur.
Më 15 mars të vitit 2008 rreth orës 12:05, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona që punonin atje, mes tyre edhe fëmijë. Veç viktimave, shpërthimi shkatërroi mijëra banesa e biznese.
Në përditësim…