Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato deklaron se vëmendja është vendosur te ankesat e sipërmarrjes për të hequr barrierat burokratike.
“Është në vëmendjen tonë çdo ankesë e sipërmarrjes përkundrejt barrierave burokratike që shfaqen në veprimtarinë e administratës publike”, thekson ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Qato.
Me tej, ministrja shton se “për të qenë sa më pranë sipërmarrjes dhe për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të vërtetën e tyre shqetësuese, zhvilluam një vizitë edhe pranë kësaj kompanie, e cila parashtroi problematika që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konkurrencës dhe përmirësimin e shërbimit të ofruar nga administrata”. /ATSH