Mbreti i Jordanisë: Gjendja në Siri po përmirësohet

"Shpresojmë që gjërat të kthehen në gjendjen e vjetër. Gjendja në Siri po përmirësohet. Shpresojmë që Siria të jetë shumë më mirë", u shpreh mbreti Abdullah

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, tha se gjendja në Siri është duke u përmirësuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga mbretëria, thuhet se mbreti Abdullah është takuar me gazetarët në kryeqytetin Aman.

Në takim mes tjerash është trajtuar çështja ekonomike në vend, ndërsa gjithashtu foli edhe për rihapjen e kalimit kufitar Cabir-Nasib mes Jordanisë dhe Sirisë në muajin tetor.

Ai tha se pas rihapjes së kalimit kufitar marrëdhëniet tregtare kanë rifilluar.

“Shpresojmë që gjërat të kthehen në gjendjen e vjetër. Gjendja në Siri po përmirësohet. Shpresojmë që Siria të jetë shumë më mirë”, u shpreh mbreti Abdullah.