Mbretëria e Bashkuar refuzon thirrjen për të anuluar Brexit-in

"Revokimi i nenit 50 dhe qëndrimi në BE do të minonte demokracinë tonë, si dhe mbështetjen e miliona votuesve që i kanë dhënë qeverisë", tha qeveria britanike

Qeveria e Britanisë së Madhe i është përgjigjur një peticioni i cili bën thirrje për anulimin e Brexit-it, duke porositur se do të respektojë rezultatin e referendumit të vitit 2016 dhe do të punojë me Parlamentin “për të arritur një marrëveshje që siguron largimin e vendit nga Bashkimi Evropian (BE)”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata vjen pasi mbi 5.8 milionë njerëz nënshkruan një peticion në faqen e internetit të Parlamentit duke i bërë thirrje qeverisë për të ndalur Brexit-in me revokimin e nenit 50, një proces që duhet të zbatohet nga çdo vend anëtar që vendos të largohet nga BE-ja.

Qeveria përgjigjet ndaj çdo kërkese të nënshkruar nga të paktën 10 mijë persona, ndëras Parlamenti debaton ato të nënshkruara nga 100 mijë.

Duke theksuar “politikën e saj të fuqishme për të mos revokuar nenin 50”, qeveria tha se do të “punojë për të mundësuar një dalje që u sjell përfitim të gjithëve, pavarësisht nëse kanë votuar për të dalë ose për të qëndruar”.

“Revokimi i nenit 50 dhe qëndrimi në BE do të minonte demokracinë tonë, si dhe mbështetjen e miliona votuesve që i kanë dhënë qeverisë”, tha qeveria britanike.

Ajo pranoi numrin e konsiderueshëm të personave që kishin nënshkruar peticionin, duke theksuar se “Megjithatë, rreth tre të katërtat e elektoratit morën pjesë në referendumin e vitit 2016, duke besuar se rezultati do të respektohet”.

Qeveria tha se britanikët po ashtu “hodhën votat e tyre edhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, ku mbi 80 për qind votuan për partitë, duke përfshirë opozitën, gjë që konfirmon mbështetjen e rezultatit të referendumit”.

“Kjo qeveri qëndron në këtë angazhim”, tha deklarata qeveritare.

Deklarata po ashtu tha se revokimi i nenit 50 “ndërpret premtimet e bëra nga qeveria tek populli britanik, nuk respekton udhëzimet e qarta nga një votim demokratik dhe nga ana tjetër ul besimin në demokracinë tonë”.

“Dështimi për të mundësuar Brexit-in do të shkaktojë dëme potencialisht të pariparueshme për besimin e publikut”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se është e domosdoshme që njerëzit të besojnë qeverinë për të respektuar votat e tyre dhe për të përçuar rezultatin më të mirë për ta”.

BE pranoi prolongimin e Brexit-it deri më 22 maj, nëse marrëveshja e kryeministres britanike, Theresa May, miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve këtë javë. Nëse marrëveshja nuk miratohet nga parlamenti, BE do të lejojë një prolongim deri më 12 prill.

Dhoma e Ulët e Parlamenti britanik të hënën miratoi marrjen e kontrollit të qeverisë nga parlamenti në një masë të pashembullt për të debatuar opsionet alternative të Brexit-it.

Ligjvënësit do të përpiqen të gjejnë se prapa këtyre opsioneve ata mund të formojnë një shumicë për të tejkaluar bllokimin aktual në një seri votash të mërkurën.

Votuesit në Mbretërinë e Bashkuar vendosën të largohen nga blloku pas një anëtarësimi mbi 40-vjeçar, pas referendumit të vitit 2016.