Mblodhi dhjetëra njerëz në ambient të mbyllur, gjobitet Ermal Mamaqi

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve, Zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zbuluar se aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi është gjobitur nga Policia pas aktivitetit që zhvilloi pak ditë më parë në një kinema.

Rakacolli zbuloi se Ermal Mamaqi është gjobitur nga Policia pasi organizoi një trajnim ku tregonte se si të fitoheshin 50 mijë euro brenda një viti.

Në eventin e organizuar nga Mamaqi shihej pjesëmarrja e qindrave qytetarëve të cilët mësonin, festonin dhe kërcenin pa mbajtur maska mbrojtëse.