Mblidhet Grupi Parlamentar i PD-së, Berisha i pranishëm

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur në selinë blu, për të zhvilluar mbledhjen e paralajmëruar pak ditë më parë.

I pranishëm në këtë mbledhje, është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kjo është hera e dytë që Berisha merr pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar që prej pezullimit dhe përjashtimit.

Në mbledhje marrin pjesë 39 deputetë. Ndër to janë ata që u përjashtuan nga ish-kryetari Lulzim Basha, si Luan Baci, Edmond Spaho apo Flamur Noka.about:blank

Demokratët gjenden sërish të përçarë, teksa Komisioni i Rithemelimit ka vijuar prej disa ditësh me procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve.

Ky proces, është kundërshtuar nga mbështetësit e Bashës, pasi sipas tyre janë zgjedhje të njëanshme dhe kjo nuk është mënyra e duhur për bashkimin e demokratëve.