Mbi 1300 protestues të arrestuarLajme28 Jul, 2019 Më shumë se 1300 persona janë arrestuar në Moskë, pas protestës masive të opozitës që degjeneruan në përplasje me policinë. Pas zbehjes së protestës polica mësyu në vendgrumbullimet e manifestuesve duke i vënë në pranga. Për kryebashkiakun e Moskës, protesta ishte një kërcënim për sigurinë e kryeqytetit. Manifestuesit denonconin parregullsitë në zgjedhjet e lokale. Sipas tyre disa nga kandidatët nuk kishin plotësuar numrin e nevojshëm të firmave për të garuar, ndërsa nga ana tjetër figurave të rëndësishme të opozitës u është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet që do të mbahen në shtator. Ndërkohë që Moska u kthye në arenë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë, presidenti Vladimir Putin mori pjesë në një aktivitet në përkujtim të marinavrëve të mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shefi i Kremlinit u zhyt në 50 metra thellësi, për të vizituar nëndetësen sovjetike të mbytur në detin Balltik. Të Ngjashme Rreth 200 të arrestuar në demonstratat pro Palestinës në universitetet në SHBA 29 Apr, 2024 Temperatura deri në 30 gradë këtë javë 29 Apr, 2024 Profesionistët e lirë, të ardhurat mujore mesatare neto 1400 euro; Do paguajnë 75 milionë euro tatim 29 Apr, 2024
Profesionistët e lirë, të ardhurat mujore mesatare neto 1400 euro; Do paguajnë 75 milionë euro tatim 29 Apr, 2024