Policia Rrugore e Tiranës ka bërë me dije se 19 shoferë janë arrestuar dhe hetuar pasi kanë drejtuar mjetin duke shkelur rregullat e qarkullimit.
Mbi 10 mijë gjoba janë vendosur vetëm gjatë javës që lamë pas.
Konkretisht: 85 masa administrative janë vendosur për xhamat e zinj, 476 për shpejtësi, 801 për përdorimin e celularit, 599 për mosdhënie përparësi për këmbësorët, 638 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 716 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
Policia ka bërë me dije gjithashtu se 9 automjete janë bllokuar.