“Mbështetja e YPG/PKK-së e dobëson Francën”

"Mbështjetja dhe radhitja në anën e YPG dhe PYD, është duke dobësuar Francën e cila është një vend që mbron lirinë dhe paqen", u shpreh Nur

Komandanti i Frontit të Damaskut komponent i Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), Ebu Ahmet Nur, tha se janë të befasuar nga deklaratat mbështetëse të Francës ndaj organizatës terroriste YPG/PKK. Ai thotë se janë të vendosur të pastrojnë vendin e tyre nga terroristët e YPG/PKK-së.

Nur në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli mbi vendimin e Francës për mbështetjen e grupit terrorist YPG/PKK, e cila përdor emrin SDG, pas vendimit për tërheqje të SHBA-ve.

Ai tha se qëndrimin e Francës mbi çështjen e Sirisë e kanë pritur me befasi.

“Mbështjetja dhe radhitja në anën e YPG dhe PYD, është duke dobësuar Francën e cila është një vend që mbron lirinë dhe paqen”, u shpreh Nur.

“Do të përmbushim premtimin tonë që kemi dhënë si Ushtri Kombëtare për pastrimin e tokave tona nga terrori, ofrimin e sigurisë dhe kthimin e popullit tonë në shtëpitë e tyre, të cilët ishin të detyruar të migrojnë”, tha më tej Nur.

Komandanti i Divizionit Hamza komponent i ULS-së, Sejf Ebu Bekir, në deklaratën e djeshme ka reaguar ndaj premtimit për mbështetje të Francës ndaj YPG/PKK-së.

“Pasi që pjesa lindore e Eufratit do të çlirohet nga PKK dhe DEASH do të shohim se fjalët e Macron janë të pakuptimta. Rajonet tona do t’i shpëtojmë nga PKK dhe DEASH”, thekson ai.

– Deklarata nga Franca në lidhje me SDG

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një deklaratë ditë më parë, ka shprehur keqardhjen nga vendimi për tërheqje të SHBA-ve.

“Ata që luftojnë në terren me terroristët, kundër atyre që organizojnë sulme terroriste në Paris dhe vende tjera, janë SDG dhe kurdët e Sirisë. Prandaj i ftoj të gjithë në përgjegjësi dhe mos të harrojmë se u jemi borxhlinj atyre”, ishte shprehur presidenti francez.

Ushtria franceze në veri të Sirisë, në rajonet e okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK është e pranishme në të paktën pesë baza ushtarake. Mbi 100 ushtarë në mesin e të cilëve edhe pjesëtarë të forcave speciale franceze, bashkëpunojnë me organizatën terroriste YPG/PKK. Ata shpesh herë hyjnë dhe dalin nga Iraku.