Mbërrijnë në Shqipëri 74880 doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu: Të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se kanë mbërritur në vend edhe 74880 doza të vaksinës së Pfizer kundër COVID-19. Ajo thekson se jemi të vendosur për të çuar përpara planin e vaksinimit.foto galeri

“🟢 Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
🟢 Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.
👉Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari 🇦🇱”, shkruan Manastirliu.

foto galeri