Takimi i mbajtur në ambientet e New York University of Tirana është organizuar në bashkëpunim me Federatën e Shoqatave Studentore të Studentëve në Turqi, UDEF, Fondacionin Maarif dhe Fondacionin e Studentëve Shqiptarë të Diplomuar në Turqi (TUMED).
Në këtë organizim merrnin pjesë Zëvendës Ambasadori i Turqisë në Tiranë Hakan Cengiz, Koordinatori i Fondacionit Maarif në Shqipëri Fatih Cankurt, përfaqësues të shoqërisë çivile dhe studentë nga vende të ndryshme të botës.
Kryetari i Fondacionit TUMED Ergert Haxhiu në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi pjesëmarrësit dhe teksa foli për programin, nuk la pa përmendur edhe të dhënat mbi Fondacionin TUMED në Shqipëri. Ai shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me Maarif dhe UDEF për organizimin e këtij eventi.
Nga ana tjetër Zëvendës Ambasadori i Turqisë në Tiranë Hakan Cengiz kë vënë theksin tek rëndësia e organizimit të eventeve të tilla. Ai uroi për mbarëvajtjen e programit.
Koordinatori i Maarif në Shqipër Fatih Cankurt, në fjalën e tij të mbajtur në këtë aktivitet, u shpreh kështu: ‘Jam i lumtur që jemi mikpritës të një programi të tillë në ambientet e Fondacionit Maarif’.
Ndërsa duke radhitur të dhëna mbi shërbimet e Fondacionit Maarif, Cankurt tha që Maarif, edhe pse ka jo më shumë se 3 vite që është themeluar, ai ka tashmë më shumë se 30 mijë studentë në të gjithë botën. Ndërsa duke folur për projektet e Maarif në Shqipëri, Cankurt duke vënë në dukje se ky fondacion ka në përmbajtje të gjitha nivelet e shkollave. Cankurt në fjalën e tij dha edhe një sihariq duke thënë se duke nisur që nga dita e djeshme fondacioni që ai drejton tashmë ka edhe liçencën e arsimit parashkollor.
Një fjalë të rastit në këtë eveniment ka mbajtur edhe Profesor Ferit Duka, i cili në fjalën e tij, duke vënë në dukje rëndësinë e këtij tubimi tha: ‘Më dërguat shumë prapa në mendime. Unë kam qenë dikur me studime në Ankara dhe Stamboll. Është bukur të kujtosh atë kohë në të cilën mund të kujtoj shumë, por fakti që e kam parë veten si në shtëpinë time, çajin që kam pirë dhe piden turke që kam ngrënë nuk mund ti harroj’. Ai u ka bërë thirjje studentëve pjesëmarrës që të shfrytëzojnë mirë kohën në mënyrë që të shkojnë më larg dhe të kenë mundësi të tejkalojnë sfidat e vështira të së ardhmes, shkruan Frekuenca.
Përfaqësuesi nga Federata e Shoqatave Ndërkombëtare të Studentëve, UDEF, Mehmet Yılmaz në fjalën e tij ka thënë se kjo federatë ka në vetvete mbi 60 shoqata. Duke dhënë informacion mbi punën dhe shërbimet e kësaj federate ai ka thënë se synimi i kësaj federate është mundësimi i njohjes së studentëve të huaj që studiojnë në Turqi me njëri-tjetrin, lehtësimin e problemeve të tyre gjatë studimit, ndihma të ndryshme ndaj tyre duke nisur që nga siguria e studentëve e deri tek mbështetja financiare.
Në vijim të programit disa studentë nga vende të ndryshme të botës të cilët studiojnë në New York University of Tirana prezantuan vendet e tyre.