Mbahet Maratona e 40-të e Stambollit

Në Maratonën e Stambollit kanë marrë pjesë 55 atletë elitarë nga Turqia, Kenia, Etiopia, Azerbajxhani, Franca, Bahreini, Lituania, Burundi dhe Maroku

Në Urën “Dëshmorët e 15 korrikut” mbi ngushticën e Bosforit është mbajtur Maratona e 40-të e Stambollit, ndërsa janë shpallur edhe fituesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Atleti kenian Felix Kimutai, duke thyer rekordin e pistës është shpallur fitues i Maratonës së Stambollit në kategorinë për meshkuj. Ndërsa në kategorinë për femra është shpallur fituese atletja keniane, Ruth Chepngetich.

Pikënisja e maratonës ku këtë vit kanë marrë pjesë rreth 130 mijë persona nga 100 shtete ishte rreth 250 metra nga hyrje mbi Urën “Dëshmorët e 15 korrikut” mbi ngushticën e Bosforit dhe startimin e saj e ka dhënë ministri turk i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu.

Maratona prej 42 km e 195 metra është aktiviteti më i madh i vrapimit që organizohet nga “Spor Istanbul” filiali i Bashkisë së Madhe të Stambollit.

Në Maratonën e Stambollit kanë marrë pjesë 55 atletë elitarë nga Turqia, Kenia, Etiopia, Azerbajxhani, Franca, Bahreini, Lituania, Burundi dhe Maroku.

Gjithashtu pjesë e maratonës ishin edhe vrapimet në 15 dhe 10 km, ku në këto distanca do të ketë gara edhe në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara.

Për sportistët fitues në këtë maratonë jepen çmime që arrijnë shumën totale në 334 mijë e 300 dollarë. Në klasifikimin e përgjithshëm të maratonës jepen çmime në 216 mijë dollarë, ku për sportistët e 8 vendeve të para meshkuj dhe femra jepen çmimet 50 mijë, 25 mijë, 15 mijë, 7 mijë, 5 mijë, 3 mijë, 2 mijë dhe 1 mijë dollarë.

Për klasifikimin e përgjithshëm të maratonës 15 km ka çmime në vlerën 18 mijë dollarë, ndërsa për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara në vlerën 20 mijë dollarë.Mbahet Maratona e 40-të e Stambollit