May: Negociatat për Brexit kanë hyrë në fazën më të vështirë

Duke folur në kongresin e partisë, një ditë pasi rivali i saj, Boris Johnson sulmoi planin Brexit, May tha se propozimet e Britanisë së Madhe ishin "shumë sfiduese për BE"

Duke folur në kongresin e partisë, një ditë pasi rivali i saj, Boris Johnson sulmoi planin Brexit, May tha se propozimet e Britanisë së Madhe ishin “shumë sfiduese për BE”

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se bisedimet për daljen nga Bashkimi Evropian (BE) kanë hyrë në fazën më të vështirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në kongresin e partisë, një ditë pasi rivali i saj, Boris Johnson sulmoi planin Brexit, May tha se propozimet e Britanisë së Madhe ishin “shumë sfiduese për BE”.

Ajo i bëri thirrje partisë së saj të ndarë konservatore për të ndalur grindjet rreth Brexit dhe të mbështesin planin e saj për marrëveshjen e ardhshme tregtare.

May paralajmëroi kritikët që dëshirojnë shkëputje të vështirë nga blloku evropian që “nëse të gjithë shkojmë në drejtime të ndryshme në kërkim të vizionit tonë të Brexit-it të përsosur, rrezikojmë të përfundojmë pa kurrfarë Brexiti”.