Max Allegri: Refuzova Real Madridin, dua të qëndroj tek Juventusi

"I kisha dhënë fjalën Agnellit, kam telefonuar Perez dhe e kam falënderuar për ofertën..."

“I kam thënë “jo” Real Madridit sepse i kisha dhënë fjalën Juventus për të vazhduar bashkëpunimin.”

Në këtë mënyrë Massimiliano Allegri konfirmon refuzimin e bujshëm ndaj stolit të “Los Blancos” gjatë edicionit të katërt “Mr. Allegri Junior Camp”, që zhvillohet në Livorno, me rreth 140 fëmijë pjesëmarrës, ku të gjitha fitimet shkojnë në bamirësi.

“Falënderova Florentino Perez, – shpjegoi trajneri i Juventus, – sepse më telefonoi personalisht dhe e konsiderova si një gjest respekti. Por i kisha dhënë fjalën Juves dhe nuk mund të kthehesha pas.”

“Të themi se unë i thash po Juventusit”, u përgjigj Allegri.

“Ishte një vendim të cilin e kisha marr paraprakisht, madje edhe nëse gjëra të tjera ndodhin në jetë, unë do thoja se kam marr vendim për të vazhduar te Juventusi dhe do e respektoj atë që kam thënë, pa konsideruar opsionet tjera”

“Unë duhet të falënderoj presidentin e Real Madridi që më ka dhënë shansin”

Në lidhje me sezonin e ardhshëm, Allegri tha: “Do të nisim gjithçka nga e parë duke synuar titullin dhe Champions League. Napoli, Inter dhe Roma do të jenë rivalet tona. Ancelotti do të jetë një vlerë shtesë për Napolin.”

Në lidhje me merkaton, trajneri i “Zonjës së Vjetër” shtoi: “Milinkovic Savic dhe Cancelo janë dy futbollistë të aftë që më pëlqejnë, por nuk mund të shtojë asgjë më shumë sepse nuk janë lojtarë që luajnë për Juven. Golovin? Thonë që është i aftë, por nuk e kam parë kurrë.”

Në fund, një koment për Botërorin: “Kroacia është skuadra që më tërheq më shumë dhe jam kurioz të shohë se deri ku do të shkojë.”