Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj që ishte edhe provimi i parë i Maturës Shtetërore.

Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 26616 maturantë. 952 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 119 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 96.42% ndërsa nota mesatare është 7.28.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për rezultatet e këtij provimi.

Rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj mund t’i shikoni KETU.