‘Mashtrues klasik’/ Rama s’përmbahet ndaj Haradinajt: I paditur a gënjeshtar, s’kam ndërmend ta…

Kryeministri Edi Rama tha se nisma kishte qëllim që të zbatonte marrëveshjet e nënshkruara më parë nga të gjitha vendet e Ballkanit.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur dy herë gënjeshtar homologun e tij në ikje në Kosovë, Ramush Haradinaj. Në një prononcim për shtyp, Rama u pyet lidhur me deklaratat e Haradinajt se samiti i Shengenit Ballkanik kishte si qëllim që të hiqte taksën e Kosovës për produktet serbe.

Rama tha se nisma kishte qëllim që të zbatonte marrëveshjet e nënshkruara më parë nga të gjitha vendet e Ballkanit.

“Si bëhet kjo? Një ndërhyrje prej një të padituri klasik që merret llokum pastaj e mbaçitet mediatikisht. Si bëhet kjo? Unë po them nuk ka asnjë nyje detyruese kjo, Haradinaj është një gënjeshtar, e bën nga padija a qëllimisht unë nuk kam arritur ta zbuloj dhe kam ndërmend të bëj. Por është gënjeshtar se këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim. E përsëris kjo nisëm ka qëllim të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Në këtë process të fusim edhe elementë të tjerë. ”, tha Rama në fjalën e tij para gazetarëve”, tha Rama për Haradinajn.