Masat për uljen e konsumit të energjisë – Ligji i ri: Detyrime shtesë për konsumatorët e mëdhenj dhe sektorin publik

Po ashtu, konsumatorët e mëdhenj të energjisë, pasi marrin përgjigjet e auditimit energjetik duhet të hartojë një plan veprimi  që synon kursimin e energjisë  me të paktën 4%.

Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për eficencnën e energjisë”, që parashikojnë një sërë detyrimesh në drejtim të reduktimit të konsumit të energjisë nga sektori publik dhe ai privat që kategorizohet si konsumator i madh energjie. Sipas ligjit të ri, duke filluar nga data 1.9.2021, sektori publik siguron se, minimalisht, 3% e sipërfaqes totale të stokut të ndërtesave publike të rinovohet çdo vit, për të përmbushur kërkesat minimale për performancën e energjisë.

Po ashtu, konsumatorët e mëdhenj të energjisë, pasi marrin përgjigjet e auditimit energjetik duhet të hartojë një plan veprimi  që synon kursimin e energjisë  me të paktën 4%.

Paralelisht, për herë të parë ligji detyron bashkitë të përgatisin planet vendore të veprimit për efiçencë të energjisë, të cilat përfshijnë politikat dhe masat për përmirësimin e efiçencës së energjisë për të gjithë sektorët që funksionojnë në nivel lokal, mbi bazën e konsumit të energjisë në nivel lokal. /scan