Masa parandaluese në Aeroportin e Stambollit ndaj virusit misterioz të Kinës

Autoritete Kufitare në Aeroportin e Stambollit paralajmëruan kompanitë e linjave  ajrore që transportojnë pasagjerë nga Kina për simptomat dhe masat paraprake të virusit.

Turqia filloi të marrë masat e nevojshme kundër përhapjes së virusit të shfaqur për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës që ka filluar të shkaktojë panik në mbarë botën.

Autoritetet njoftuan se, në momentin e parë të evidentimit të një personi të prekur nga ky virus ekipet e ngritura të punës do të ndërhyjnë menjëherë tek pacienti.