Marshimi i heshtur i të rinjve: ”Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”

Një vajza e vogël u godit dhe në protestë me gaz lotsjellës, e ajo është bërë simboli i një proteste të heshtur të zhvilluar nga disa të rinjve dhe fëmijëve paraditen e sotme në rrugët e kryeqytetit.

Një vajza e vogël u godit dhe në protestë me gaz lotsjellës, e ajo është bërë simboli i një proteste të heshtur të zhvilluar nga disa të rinjve dhe fëmijëve paraditen e sotme në rrugët e kryeqytetit, shrkuan Top Channel.

Të rinjtë mbajtën kundragaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ministria e Brendshme, ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin ”Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”.

Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, ku lanë edhe kundragazët në formë simbolike, për të treguar se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike.