Maqedonia e Veriut ulet në tryezën e NATO-s

"Sot është një ditë e mrekullueshme. Sot zëmë vendin tonë në tryezën e NATO-s. Pas vetes lëmë të kaluarën e izolimit dhe hapërojmë drejt së ardhmes si pjesë e familjes së Aleancës", ka shkruar Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila po merr pjesë në takimin ministror të NATO-s në Bruksel, deklaroi se dita e sotme është një ditë e veçantë, pasi Republika e Maqedonisë së Veriut zë vendin në tryezën e NATO-s, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e parë të anëtarëve të NATO-s për vitin 2019 ku po merr pjesë Shekerinska, ajo tha se ndryshimet mund të vijnë vetëm përmes një lidershipi politik me vlerë.

“Sot është një ditë e mrekullueshme. Sot zëmë vendin tonë në tryezën e NATO-s. Pas vetes lëmë të kaluarën e izolimit dhe hapërojmë drejt së ardhmes si pjesë e familjes së Aleancës”, ka shkruar Shekerinska në llogarinë e saj në Twitter.