Maqedonia e Veriut rivendos kufizimet ndërsa rastet e reja me Covid-19 vijojnë të rriten

Maqedonia e Veriut ka rivendosur kufizimet për aksesin në kafene, restorante dhe evente të tjera publike në një përpjekje për të frenuar një rritje të rasteve të reja me Covid-19 dhe për të nxitur qytetarët që të vaksinohen, duke shkaktuar zemërim dhe protesta në publik.

Nga sot, kushdo që do të shkojë në restorante, koncerte ose në ndonjë ngjarje publike duhet të tregojë një certifikatë vaksinimi ose rikuperimi nga virusi brenda 45 ditëve të fundit.

Vetëm ambientet e hapura të restoranteve dhe kafeneve do të lejohen dhe numri i klientëve do të jetë i kufizuar në 30, tha qeveria në njoftim, duke shtuar se pronarët duhet të kenë roje të sigurisë për të kontrolluat zbatueshmërinë e masave.

Qeveria gjithashtu ka rivendosur gjoba të mëdha për ata që nuk i binden masave, duke filluar nga 250 euro për individët deri në 30 mijë euro për personat juridikë në varësi të madhësisë së tyre.

Rreth 2 mijë qytetarë protestuan kundër masave të dielën në mbremje në Shkup, duke djegur maskat ​​mbrojtëse dhe duke kërkuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Kufizimet vijnë pas një rritje të papritur të rasteve me koronavirus, me 3,497 raste të raportuara gjatë javës së kaluar dhe 10 vdekje të regjistruara.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se vetëm 10% e personave të sapo infektuar ishin vaksinuar.  Më pak se 1 milionë qytetarë janë vaksinuar në Maqedoninë e Veriut nga një populsi totale prej 2 milionë banorësh./Reuters