Maqedonia e Veriut regjistron 53 raste të reja dhe 13 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 5.369, përfshirë 13 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 53 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 155.169 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 5.369, përfshirë 13 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Po ashtu 111 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 147.301 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer 785.345 teste të dyshuara për COVID-19, me 2.691 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.499.