Maqedonia e Veriut, emri dhe raportet ndëretnike dominojnë fushatën presidenciale

Zgjedhjet presidenciale shihen si test për qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit në “Maqedonia e Veriut”.

Zgjedhjet presidenciale shihen si test për qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit në “Maqedonia e Veriut”, raporton Top Channel.

Ai ka thënë se në rast të disfatës së kandidatit të partive në pushtet, Stevo Pendarovski, do të shpall zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Kjo është kërkuar edhe nga opozita e cila ka kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë. Kryetari i VMRO DPMNE-së ka thënë se zgjedhjet presidenciale në fakt janë zgjedhje për delegjitimin e Qeverisë së kryeministrit Zaev.