Maqedoni, zbulohen 12 migrantë ilegalë

MPB e Maqedonisë bëri të ditur se njësitet e sajë policore kanë zbuluar 12 migrantë ilegalë

Ministria e Punëve të Brendëshme (MPB) e Maqedonisë bëri të ditur se njësitet e sajë policore kanë zbuluar 12 migrantë ilegalë, në dy lokacione të ndyshme në Smokvice dhe në stacionin e autobusëve në Shkup, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e policisë, mbrëmë rreth orës 20:30, në fshatin Smokvicë në afërsi të kufirit me Greqinë, policia ka ndaluar një automjet “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, të drejtuar nga personi N.R (45) nga Haraçina e Shkupit, me ç’rast ka zbuluar gjashtë migrantë nga Afganistani dhe një nga Sri Lanka.

Policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit është mbajtur në stacionin policor të Gjevgjelisë për procesuim të mëtejmë.

Në stacionin e autobusëve në Shkup, të enjten rreth orës 13:00, janë parë pesë migrantë të cilët kishin mbërritur me një autobus nga Kumanova.

Pas mbëritjes, ata kanë hyrë në një automjet taksi, por menjëherë pas nisjes, janë ndaluar nga policia, e cila i ka shoqëruar në stacionin policor.

Pas bisedës, migrantët janë dërguar në qendrën për pranimin e të huajve.