Maqedoni, shoqata “Fettah Efendi” nis projektin “Trashëgimia e Përbashkët Osmane”

Shoqata "Fettah Efendi", me mbështetje të YTB-së, nis projektin "Trashëgimia e Përbashkët Osmane", në të cilin do të marrin pjesë 40 studentë

Kanë filluar aplikimet për projektin “Trashëgimia e Përbashkët Osmane” të organizuar nga Shoqata për Edukim dhe Mendim “Fettah Efendi” në Shkup, me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të sigurara nga YTB, në projekt do të marrin pjesë 40 studentë, të cilët do të jenë pjesë e seminareve mujore lidhur me trashëgiminë e përbashkët historike dhe kulturore, debateve të librit dhe dokumentareve, kurseve të gjuhës osmane, përkthimeve dhe publikimeve, paneleve dhe shëtitjeve kulturore.

Aplikimet për pjesëmarrje në projekt do të zgjasin deri më 12 janar.

Takimi informativ dhe seminari i parë me titull “Historia e Mendimit Osman” do të mbahet më 18 janar, ku do të ligjërojë Prof. Dr. Ihsan Fazlıoğlu, ligjërues në Departamentin e Filozofisë pranë Fakultetit të Letërsisë në Universitetin Medeniyet të Stambollit.

Aplikimi mund të bëhet përmes adresës “https://apliko.fettahefendi.com/”.