Maqedoni e Veriut, 19 viktima dhe 541 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 arrin në 112.646, prej të cilëve 3.319 kanë humbur jetën

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 viktima dhe 541 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend arrin në 112.646, prej të cilëve 3.319 kanë humbur jetën.

Institucionet shëndetësore konfirmojnë se 521 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 97.687 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11.640.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 566.183 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.789 teste të kryera gjatë ditës së fundit.