Maqedoni e Veriut, 17 viktima dhe 87 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 154.891 ndërsa ai i vdekjeve në 5.249

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 viktima dhe 87 raste të reja me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 154.891 ndërsa ai i vdekjeve në 5.249.

Po ashtu 197 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 146.499 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 763.451 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.953 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 3.143.