Manja: Në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me të njëjtin kod zgjedhor

Kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, tha se, “në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me të njëjtin kod zgjedhor, dhe se ndryshimet parashikohen për zgjedhjet e 2021″.

Kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, tha se, “në zgjedhjet e 30 qershorit do të shkohet me të njëjtin kod zgjedhor, dhe se ndryshimet parashikohen për zgjedhjet e 2021″.

Në një intervistë televizive të enjten në mbrëmje, Manja u shpreh lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, se ndihej i keqardhuar për ata shqiptarë që kanë votuar opozitën e këtij vendi, në zgjedhjet lokale në bashkitë që drejton opozita qoftë edhe në zgjedhjet e 2017.

“Por ne nuk mund t’ju mohojmë shqiptarëve të drejtën që të shprehen me votë, për të zgjedhur të parët e qyteteve të tyre. Presidenti e ka dekretuar datën 30 qershor, këto janë zgjedhje administrative, por janë një test i rëndësishëm politik, por ne kemi përgjegjësi të qeverisim vendin dhe të ecim përpara”, – tha Manja, shkruan ATA.

Lidhur me ndryshimin në kodin zgjedhor sipas OSBE-ODHIR, ai tha se, “komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore është tashmë i ngritur dhe në agjendën e këtij komisioni për më shumë se dy vjet ka qenë në tryezën e punës ndryshimet e kodit zgjedhor të rekomanduara nga OSBE-ODHIR, madje për herë të parë ndryshimi i kodit zgjedhor është bërë pjesë e Raportit të Komisionit Europian, dhe për këtë u ngrit edhe komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore”.

Ndërsa është e vërtetë, vijoi ai, se kodi zgjedhor nuk mund të ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve, por ne e kemi bërë të qartë se ndryshimet në kodin zgjedhor duhet që ti adresojmë për zgjedhjet që vijnë për 2021.

“Vazhdon puna për ndryshimet në këtë kod zgjedhor ne kërkojmë konsensus me opozitën, edhe pse i kemi votat dhe mund ta ndryshojmë atë, por duke qenë se ai është libri i rregullave të lojës, për të dy palët në zgjedhje interesi ynë është që ai të miratohet me konsensus, por kjo nuk do të thotë se se do të ngelemi peng i opozitës për të adresuar ndryshimet në kodin zgjedhor për sa kohë që faktori ndërkombëtar OSBE-ODHIR kërkon që ne ti adresojmë këto ndryshime. Çfarë kërkohet të ndryshohet, tri janë gjërat e ngritura në tavolinën e diskutimit. Ne kemi kërkuar votën e emigrantëve, ndërsa nga opozita është kërkuar me këmbëngulje të madhe numërimi elektronik. Në këto zgjedhje do të shkohet patjetër me këtë kod”, – deklaroi Maja.

Ai tha se, ligji që ne miratuam nuk e stopon procesin e vetingut në radhët e Policisë së Shtetit dhe as nuk i ndryshon standardet ligjore të vetingut.

“Ajo që ne miratuam sot ka të bëjë me fleksibilitetin e procesit dhe uljen e kostove financiare që mund të përdoreshin, ne i kemi kursyer me këtë ndryshim buxhetit të shtetit një shumë prej 260 milionë lekë”, – tha Manja.