Manchester Unitedi ka finalizuar transferimin e Frederico Rodriguez de Paula Santos (Fred) nga Shakhtar Donetsku.
Braziliani ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me opsion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.
25-vjeçari besohet se i ka kushtuar Unitedit 52 milionë funte.
Klubi anglez njoftoi më 5 qershor se ishte arritur marrëveshja me Shakhtar Donetskut për transferimin e 25-vjeçarit dhe me formalitetet e përfunduara, braziliani ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.
“Ky është klubi më i madh në botë dhe jam i kënaqur që jam pjesë e këtij ekipi mahnitës”, tha Fred.
“Mezi po pres që të filloj dhe të takohem me shokët e rinj të ekipit tim. Do të doja t’i falënderoja të gjithë në Shakhtar Donetsk për gjithçka që kanë bërë për mua gjatë pesë viteve të fundit”.
“Kjo është një kohë shumë emocionuese për mua, me fokusin tim tani plotësisht në Kupën e Botës me Brazilin”.