Manastirliu: Do të vijojmë vaksinimin edhe në shtëpitë e të moshuarve!

A do e marrë Pipero dozën e dytë? Si përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një deklarate për mediat ka theksuar se me hapjen e rrugës për furnizimin me vaksina nga Pfizer, d të vazhdohet vaksinimi për 650 mjekët dhe infermierët që kanë marrë dozën e parë.

Manastirliu tha se janë tre skenarë për këtë proces duke shtuar se me ardhjen e dozave të tjera do të nisë vaksinimi për të moshuarit.

Lidhur me variantet e reja të COVID, ministrja tha se nuk ka raste të identifikuara në Shqipëri dhe vazhdimisht dërgohen jashtë vendit mostra për verifikim.

“Do të vijojmë me procesin e vaksinimit për 650 mjekët dhe infermierët që janë vaksinuar. Fushata e vaksinimit vazhdon. Pritet që në javën në vijim të kemi 10 mijë doza dhe më pas 30 mijë doza. Fushata e vaksinimit është më e rëndësishme dhe është për t’u ndjekur dhe për të vijuar me vaksinimin e mjekëve dhe infemierëve. Dhe me ardhjen e dozave të tjera do të jetë edhe vaksinimi për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Do të jetë një proces i kombinuar. Vijon vaksinimi për ata që marrë dozën e parë dhe për ata që kanë nevojë dhe janë në vijën e parë. Kemi vijuar punën për të bërë gati bazën logjistike.”

“Pipero është mirë me shëndet. Do të kemi shumë shpejt lajme nga mjekët që e ndjekin. Është gjendje e mirë. Doza e dytë për të do vendoset nga mjekët.”

Janë 1170 doza. Plani ynë i vaksinimit përfshin të gjithë popullatën. Duke hequr ata persona që nuk lejohen për shkak të sëmundjeve. Kemi tre skenar, ai më ambicioz vaksinim për 14 muaj.”