Në Krajë u mbajt manifestimi gjithëpopullor “Vera në Krajë”. Ky ishte edicioni i 26-të me radhë i këtij aktiviteti, që edhe këtë vit tuboi një numër të madh të banorëve të kësaj treve të banuar me shqiptarë në Mal të Zi.
Në aktivitete morën pjesë edhe shumë mysafirë nga Tivari, Ana e Malit, Ulqini, Tuzi, Kosova e veçmas nga qyteti i Shkodrës, shkruan TRT.
Organizatori i këtij aktiviteti jo më kot thotë që manifestimi të mbahet në muajin korrin, kur dihet që në këtë kohë në Krajë vijnë shumica e bashkatdhetarëve që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës. Edhe këtë vit u prezantuan këngëtarë vendas, u lexuan mjaft poezi, por dhe u bë promovimi i prodhimeve bujqësore e ushqimore të kësaj treve.