Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Itali pas zgjedhjes në postin e Presidentit.
Vizita zyrtare në Romë u realizua me ftesë të Presidentit italian Sergio Matareli. Ky i fundit ka vlerësuar së Mali i Zi ka rol të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin, stabilitetin dhe avancimin e rajonit. Vizita e Gjukanoviqit në Itali është tregues i vlerësimit të ndërsjellët të dy vendeve fqinje. Presidenti italian ka theksuar se Italia fuqishëm përkrah politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe ka shprehur bindjen se Evropa nuk mund të jetë e kompletuar pa prezencën e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq Presidenti Gjukanoviq ka thënë se dy vendet fqinje po avancojnë marrëdhëniet e tyre mbi themelet e miqësisë shekullore. Njëkohësisht Gjukanoviq i ka shprehur falënderime Italisë për përkrahjen e vazhdueshme. Përndryshe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë vlerësuar lartë ashtu dhe bashkëpunimi në planin ekonomik veçmas në fushën e energjetikës. Të dy presidentët kanë ndarë mendimin se ende ekziston hapësirë për bashkëpunim në fushën e kulturës, mbrojtjes së mjedisit dhe arsimit veçmas nëpërmjet programeve të shkëmbimit dhe mësimit të gjuhës italiane, e cila tradicionalisht është e pranishme në Mal të Zi./TRT