Makinat Retro/ Makinat historike ekspozohen në Elbasan, për festën e verës

Tashmë është bërë traditë ekspozita e makinave historike, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës, në Elbasan.

Si asnjëherë më parë makinat Retro kanë tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve Elbasanas të ekspozuara përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”.

Të mëdhenj e të vegjël kanë nxituar të mos humbasin mundësinë për të parë këto makina të cilat janë të rralla, por edhe për të bërë foto pafund.

Makinat e këtij koleksioni do të qëndrojnë të ekspozuara përgjatë mureve të kalasë, gjatë gjithë ditës dhe më pas do te parakalojnë në rrugët e qytetit duke dhuruar një spektakël te vërtetë, sidomos për adhuruesit e tyre.