Makina përplas gruan në Lushnjë

Një grua është aksidentuar duke kaluar në vizat e bardha në qytetin e Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11: 30 minuta në kryqëzimin e rrugës “Marin Barleti”.

Eli Puka, 67 vjeçe ka qenë duke kaluar vizat e bardha kur është përplasur nga një mjet tip “Fiat”. Drejtuesi i mjetit ka qenë duke marrë kthesën kur përplasi 67 vjeçaren. Ai ka ndaluar menjëherë makinën, ndërsa qytetarë të shumtë në vendngjarje kane njoftuar policinë dhe ambulancën.

E plagosura është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesit të mjetit i është bërë testi alkoolit dhe rezultoi i pastër.

Policia ndodhet në vend ngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.