Makina futet nën kamion/ Emigranti humb jetën në parakalim të gabuar me makinën e marrë me qira

Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia përtej normave, i ka marrë jetën një emigranti të sapo ardhur nga Italia. Festim Mecaj kishte marrë një makinë me qira dhe po shkonte në shtëpi kur bëri një manovër të gabuar në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në bajpasin e Rrogozhinës. Përplasja me kamionin e ngarkuar me…

Një parakalim i gabuar dhe shpejtësia përtej normave, i ka marrë jetën një emigranti të sapo ardhur nga Italia.
Festim Mecaj kishte marrë një makinë me qira dhe po shkonte në shtëpi kur bëri një manovër të gabuar në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në bajpasin e Rrogozhinës.
Përplasja me kamionin e ngarkuar me inerte ishte e fortë dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme
Siç duket dhe nga pamjet pjesa e përparme e automjetit të viktimës ka përfunduar poshtë kamionit.
Shoferi i kamionit për një kohë të gjatë ka mbetur i bllokuar në mjetin e tij, pasi dera ishte bllokuar nga automjeti që e përplasi.
Për të nxjerrë trupin e të ndjerit nga makina, forcave zjarrfikëse i është më shumë se dy orë, për pasojë qarkullimi rrugor në bypassin Rrogozhinës ka qenë i bllokuar, qytetarët janë detyruar të përdorin aksin rrugor që lidh Rrogozhinën me Kavajën.
Si pasojë e përplasjes së dy makinave një sasi e madhe vaji makinash ka përfunduar në rrugë, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e makinave punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve kanë pasi kanë fshirë vajin e makina, kanë hedhur rërë.
Shoferi i kamionit është shoqëruar nga uniformat blu për të dhënë dëshminë në Komisariatin e Policisë në Kavajë.