Një 64-vjeçar ka humbur jetën në Vorë, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Policia bën me dije se në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.