Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiç tha se nuk është dështim nëse nuk arrihet marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2019, siç tregohet në projekt-strategjinë për Ballkanin Perëndimor.
“Për mua, arritja e një marrëveshjeje nuk është kurrë një dështim”, tha Koçijançiq në një konferencë shtypi në Bruksel.
Ajo nuk ka dashur të japë ndonjë datë konkrete lidhur me arritjen e marrëveshjes, pasi sipas saj, kjo do të varet nga progresi i bisedimeve.
Koçijançiç përkujton se qëllimi i dialogut përfshin normalizimin e marrëdhënieve dhe në këtë kontekst punohet në marrëveshjen ligjërisht obliguese.
“Vështirësitë mbeten, procesi është i vështirë, pasi ka plot çështje të ndjeshme, por të dyja palët kanë nevojë hapësirë për bisedime”, porositi Koçijançiç. /ATSH