Mahir Ünal: Sulmet e terroristëve ndaj Turqisë tregojnë rëndësinë e sigurisë së kufirit

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Mahir Ünal deklaroi se sulmet nga organizatat terroriste mbi Turqinë tregojnë qartë rëndësinë e sigurisë së kufirit

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Mahir Ünal deklaroi se sulmet nga organizatat terroriste mbi Turqinë tregojnë qartë rëndësinë e sigurisë së kufirit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sulmet e DEASH-it, FETO-s, PKK-së dhe PYD-së ndaj Turqisë na tregojnë se sa është e rëndësishme për ne siguria e kufirit. Turqia në këtë aspekt do të miratojë disa dispozita për të mbrojtur demokracinë, rendin shtetëror dhe të drejtat themelore dhe liritë. Por, dispozitat në asnjë rast nuk do të kufizojnë liritë e qytetarëve, as të drejtat e tyre themelore”, tha Ünal.