Macron pezulloi disa vizita për shkak të rastit Khashoggi

“Ajo që dimë mbi këtë rast është shumë serioze dhe shqetësuese”, tha Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se ka pezulluar disa vizita meqë pret zgjidhjen e rastit mbi zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ajo që dimë mbi këtë rast është shumë serioze dhe shqetësuese”, tha Macron.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” më 2 tetor u zhduk pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Khashoggi njihet si kritikues i politikave që udhëheq pushteti aktual i Arabisë Saudite, ndërsa ka mbështetur edhe gazetën Al Watan, që prezanton platformën kryesore reformuese saudite.