Macja 19 kilogramë fillon dietë me mbikëqyrje të veterinerit

Tashmë maces i janë bërë testet themelore për kontroll të shëndetit, dhe ajo është përfshirë në një program të humbjes së peshës.

Një mace shtatëvjeçare në komunën Karşıyaka në Izmir të Turqisë, peshon 19.2 kilogramë, dhe nga shkaku i kësaj, ka nisur një program të humbjes së peshës, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Veterinarisë në komunën Karşıyaka, bën të ditur se macja ishte ushqyer në rrugë, por pesha e madhe e saj i ka vështirësuar lëvizjen, për çka aktualisht ndodhet në poliklinikën Taypark.

Tashmë maces i janë bërë testet themelore për kontroll të shëndetit, dhe ajo është përfshirë në një program të humbjes së peshës.

Meqë stresi dhe mbipesha janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, macja mbahet në një kafaz të dizajnuar posaçërisht për të, në mënyrë që të lëvizë normalisht.

Falë programit, gjatë shtatë ditëve të para të trajtimit, ajo ka filluar të humbasë në peshë, ndërsa tek mjeku do të qëndrojë derisa të kthejë peshën normale.