Lushnjë/ Falsifikoi dokumentet për të ndryshuar kufijtë e pronave, në pranga ish-punonjësi i zyrës së Kadastrës

Ish-punonjësi i Kadastrës Agim Gjyla është vënë në pranga për falsifikimin e dokumentave, me qëllim ndryshimin e kufijve të pronave.

64-vjeçari, banues në fshatin Dushk të Lushnjës, është arrestuar nga policia Kufitare e Rinasit.

Gjyka ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas policisë gjatë vitit 2018, kur ishte punonjës i zyrës së Kadastrës në ish-komunën Dushk, ka falsifikuar disa dokumente, me qëllim për të ndryshuar kufijtë e pronave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.