Lumi Buna del nga shtrati, përmbysen 275 ha tokë në Shkodër

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut mësohet se lumi Buna në Muriqan dhe Oblike ka dalë nga shtrati.

Burime bëjnë me dije se si pasojë është përmbysur 275 hektarë tokë.

Sakaq niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 centimetra.

Niveli i Liqenit shënon 7.55 metër me një rritje prej 15 centimetra.

Mësohet grupet e EC të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.