Lulzim Basha: Kriza do të zgjidhet me parime dhe jo me pazare

Opozita protestoi së rish në shesh ashtu siç kishte paralajmëruar, në mënyrë paqësore...

Opozita protestoi së rish në shesh ashtu siç kishte paralajmëruar, në mënyrë paqësore.

Në fjalimin e tij përpara mijë ra protestuesve përpara godinë s së kryeministrisë , Lulzim Basha, lideri i opozitës, tha se përpjekja 6 vjeçare e PD-së , këmbë ngulja dhe qëndresa triumfoi. Basha deklaroi se nuk kërkohet një ndryshim fasadë , por një ndryshim i vërtetë . Basha ishte i qartë për vazhdimin e aksionit opozitar. shkruan Top Channel.

Basha kishte edhe një mesazh për Edi Ramën duke ju drejtuar se do ta largonte nga pushteti si njeriun që ja la shtetin në dorë krimit. Shpëtimi tha Basha nuk do të vijë nga jashtë , por nga vetë beteja e protestuesve.

Pas përfundimit të fjalës së kreut demokrat, protestuesit vazduan paqësisht marshimin e tyre, deri tek parlamenti dhe më pas u ndalën tek selia e Partisë Demokratike.

Kjo e 8 korrikut ishte një nga protestat më të shkurtra të opozitë s dhe pa asnjë incident.