Lulzim Basha: 5 faktet që duhet të dini rreth Vetingut për politikanët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar sot 5 faktet kryesore, sipas tij, të Vetingut për politikanët.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar sot 5 faktet kryesore, sipas tij, të Vetingut për politikanët.

Kryetari i PD-së Basha thekson se drafti i PD-së për Vetingun e politikanëve synon skanimin për deputetët, zyrtarët e lartë të shtetit dhe largimin nga politika të të gjithë atyre që nuk justifikojnë pasuritë, apo kanë lidhje me krimin.

“5 gjërat që duhet të dini për Vetingun për politikën. Vetingu është skaner për deputetë, ministra, zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë këtu dhe kryeministrin. Vetingu do të largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me rekorde të tmerrshme kriminale. Vetingu do të largojë politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Vetingu duhet të parashikohet në kushteturë dhe të miratohet nga 93 deputetë. Partia Demokratike ka depozituar draftin në Kuvend me 7 shtator”, shprehet Basha. /ATSH