Luigi Soreca: Dënojmë veprimet kundër Borchardt

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me grafitet në apartamentin ku jeton ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me grafitet në apartamentin ku jeton ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se në një demokraci moderne nuk ka vend për veprime të tilla, shkruan Top Channel.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, shkruan Soreca.