Lufta tregtare nuk prek anijet, asnjë sinjal i qartë për ngadalësim të aktivitetit të transportit

 Ekspertët e tregut shprehen të bindur se nuk ka ende asnjë shenjë të qartë ngadalësimi.

Nuk ka ende asnjë të dhënë nga tregu që të sinjalizojë një ngadalësim të sektorit të dërgesave dhe transportit të mallrave, pavarësisht se lufta tregtare ka prekur kulmin, e sidomos përballja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës që janë edhe dy ekonomitë më të mëdha të botës sot.

Ekspertët e tregut shprehen të bindur se nuk ka ende asnjë shenjë të qartë ngadalësimi.

Vetëm një ose dy linja transporti kanë reduktuar kapacitetin e tyre të transportit. Por, gjithsesi nuk ka asnjë sinjal të një impakti madhor. Edhe sektori i transportit të naftës dhe nën-produkteve të saj rezulton i paprekur nga lufta tregtare deri më tani, thonë ekspertët.

Një ndër gjigandët e sektorit të transportit, Maersk ka sqaruar se gjërat për momentin janë pozitive, por se nga ana tjetër, një përshkallëzim i mundshëm i situatës mund të sjellë pasoja të patjetërsueshme në tregtinë globale. Në situatën aktuale askush nuk di të thotë nëse do të ketë ose jo përshkallëzim, pasi retorika e presidentit amerikan ka qenë e ashpër.

https://youtu.be/jCnlCSZgRmk