Në vazhdën e luftës mes Izraelit dhe Gazës, ylli i Hollivudit dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, qëndron pranë palestinezëve duke dhënë një mesazh përmes një postim në Instagram.
Ajo publikoi një foto të ndërtesave në Gaza që po bombardoheshin dhe shkruan: Kjo ka të bëjë me bombardimin e qëllimshëm të një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të shpëtojë. Gaza ka qenë një burg në qiell të hapur për gati dy dekada dhe po kthehet me shpejtësi në një varr masiv. 40% e të vdekurve janë fëmijë të pafajshëm. Vriten familje të tëra. Ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë, fëmijë, gra, familje, ndëshkohen dhe dehumanizohen kolektivisht, ndërsa privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar. Duke refuzuar të kërkojë një armëpushim humanitar dhe duke e penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një armëpushim të tillë nga të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime.