LSI ankimon rezultatin në KQZ: Të rinumërohen votat në Berat, ja qarqet e tjera ku pretendojmë parregullsi

Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të një deklarate, shprehet se ka ankimuar rezultatin zgjedhor në KQZ...

Lëvizja Socialiste për Integrim, me anë të një deklarate, shprehet se ka ankimuar rezultatin zgjedhor në KQZ.

LSI thekson se duhet që të përsëriten votat në Berat. Po ashtu, LSI shton se janë edhe një sërë qarqesh, ku duhet që të rinumërohen votat.

“Në qarkun e Beratit kërkojmë rinumërim të votave. Ka pasur tentativa për të votim të dyfishtë. Siç e dini, në Durrës, LSI ka humbur një mandat për shumë pak vota. Ne kërkojmë domosdoshmërisht rinumërim votash në këtë qark.

Po ashtu, do të ankimojmë rezultatin edhe në një sërë qarqesh të tjera në vend si në Elbasan, Gjirokastër. Do të vazhdojmë me denoncimet, edhe për qarqet e tjera të Shqipërisë”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i LSI-së.

“Rezulton se ka parregullësi të shumta të kualifikimit të votës. Vota nuk është adresuar aty ku ka qenë vullneti i qytetarëve por është adresuar në një subjekt tjetër politik. Presim që KAS të shprehet mbi dy objektet e kërkesave ankimore që kemi depozituar për qarkun e Beratit.I pari është për pavlefshmëri në shumë qendra votimi dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark. Objekti i dytë ka të bëjë me kundërshtimin e vendimit 339 të datës 4 maj të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe rinumërim dhe rivlerësim të votave për ato KZAZ dhe QV të cilat i kemi specifikuar në kërkesën tonë ankimore. Mandati i LSI në Berat është ndarë për 77 vota. Ne nga kqyrja e pamjeve filmike kemi arritur të gjejmë më shuëm se i duhen LSI për tu konfirmuar mandati i saj. Në orët në vijim do të sjellim ankime dhe për qarqet e tjera. Kemi gjetur parregullësi në shumë qarqe. Flagrante janë Durrësi, Elbasani dhe qarqe të tjera që po i vlerësojmë”tha Altin Kaziaj, përfaqësuesi ligjor i LSI.

Sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS.