Liverpooli refuzon ofertën e parë për Xherdan Shaqirin!

Liverpooli thuhet se ka refuzuar ofertën e parë për Xherdan Shaqirin.

The Reds nuk duan ta shesin anësori shqiptar në këtë afat kalimtar, andaj kanë refuzuar tashmë ofertën e parë.

Gzetari i njohur Fabrizio Romano raporton se skuadra angleze ka pranuar ofertën e parë për Shaqirin, mirëpo ajo është refuzuar menjëherë.

Shaqiri nuk po aktivizohet shumë te gjashtë herë kampioni evropian dhe po e konsideron largimin nga Anfield Road.

Edhe lojtari është në dijeni se më mirë është të pres një lëvizje në verë se sa në këtë afat, në mënyrë që të ketë kohë të përshtatet në skuadrën e re.