Prokuroria e këtij rrethi ka verifikuar se ai nuk ka kryer veprën penale të shitjeve të ndeshjeve për të cilën qëndronte me masën detyrim paraqitje prej disa muajsh.
Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit Bajri, i dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Por këto akuza nuk janë provuar.